Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho pësoi disfatën më të thellë në Serie A

Jose Mourinho

Udinese e ka deklasuar Romën të dielën mbrëma duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4:0.

Për Romën ishte disfata e parë këtë sezon në Serie A.

Ndërkaq, trajneri i romakëve, Jose Mourinho pësoi humbjen më të thellë në karrierë në kampionatin italian.

Ai nuk kishte humbur me katër gola dallim asnjëherë në Serie.

Mourinho kishte humbur me katër gola dallim në ligë vetëm në dy raste, ndaj Barcelonës kur drejton Realin 5:0 dhe kundër Manchester Unitedit me Chelean 4:0.

Humbja me e thellë për trajnerin portugez mbetet ajo ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Konferencës 6:1.