Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Juventusit

Raportohet se Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e Juventusit.

Sipas AS ishte Cristiano Ronaldo ai që kishte propozuar portugezin te bordi i Juventusit për ta zëvendësuar Allegrin, megjithatë Mourinho mësohet ta ketë përjashtuar këtë për shkak të kaluarës së tij me Interin, transmeton Koha.net.

Ronaldo e Mourinho kishin punuar së bashku te Real Madridi përgjatë tre viteve 2010-2013.