Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho përfundon pushimet, nesër udhëton në Romë

Jose Mourinho është i gatshëm ta fillojë aventurën e tij në Romë dhe nesër do të fluturojë për në kryeqytet nga Portugalia.

“Special One” ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me “Giallorissi” dhe sipas “Corriere dello Sport”, ai do të mbërrijë në Romë nesër.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur do të fitojë 7 milionë euro në vit në Romë dhe ish-klubi i tij do të paguajë diferencën midis pagës së tij të re dhe kontratës së tij te Tottenhami në sezonin e tij të parë në Stadio Olimpico.

Mourinho është gati të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij në Itali dhe ka konfirmuar se së shpejti do të largohet nga Portugalia ku kaloi pushimet.

“Lamtumirë Setubal”, shkroi Mourinho në Instagram.

Roma përgatitjet i fillon më 6 korrik në Trigoria, por sipas raportimeve në Itali, “Giallorossi” mund të vazhdojnë pjesën e dytë të përgatitjeve jashtë Italisë.

Artikuj të ngjashëm