Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se pret që Cristiano Ronaldo të nis takimin kundër ish-ekipit për të realizuar gol në Old Trafford.
Ylli portugez do të përballet me Unitedin në Ligën e Kampionëve pasi Juventusi është në të njëjtin grup me anglezët.
“Mendoj se i pëlqen të rikthehet”, ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të Unitedit. “Kur luajtëm sa ishim te Real Madridi, ishte i lumtur që po luante në Old Trafford, por ishte i lumtur që realizoi dhe fito”.
“Ai vjen me fanellën e Juventusit, shkoi atje për ta fituar Ligën e Kampionëve, vjen në Old Traford për të realizuar gol dhe për ta fituar ndeshjen, por edhe Old Traffordit i pëlqen ai dhe stadiumi gjithmonë reagon në mënyrë pozitive për të, prandaj do të jetë gjë e mirë”.