Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo arrin në “Old Trafford”

Cristiano Ronaldo më në fund i është bashkuar Manchester Unitedit.

Portugezi është parë në “Old Trafford” të dielën, para duelit miqësore që Unitedi e luan me Rayo Vallecanon.

Kjo është hera e parë që Ronaldo është bashkuar me skuadrën e parë që nga fundi i sezonit të kaluar.

Po ashtu, është hera e parë që nga ardhja e trajnerit të ri Erik ten Haag, i cili llogarit në sulmuesin portugez.

37-vjeçari po kërkon që të largohet nga klubi anglez, më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Trajneri Erik Ten Hag ka deklaruar se Ronaldo ka mbetur prapa skuadrës me përgatitje fizike.

Edhe Ronaldo rikthehet në stërvitje me Manchester Unitedin Sport Ronaldo rikthehet në stërvitje me Manchester Unitedin

Ndeshja miqësore mes Man Unitedit dhe Vallecanos nis prej orës 17:00.