Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

United - Tottenham, ndeshja për vendin e katërt

Kryendeshja e xhiros së 29-të në elitën e futbollit të Anglisë do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Old Trafford”, ku Manchester Unitedi takohet me Tottenhamin.

Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 18:30 dhe do të jetë i rëndësishëm për ta zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Harry Kane ka shënuar 93 gola në 137 ndeshje si mysafir në Premier League. Një tjetër gol nga ai do ta barazonte Wayne Rooneyn për më së shumti gola në ndeshjet në udhëtim.

Unitedi, që drejtohet nga trajneri Ralph Rangnick, synon që ta fitojë ndeshjen e tretë rresht në Premier League kundër Spursit. Nëse ndodh një gjë e tillë do të ishte hera e parë që prej serisë së katër triumfeve prej prillit të vitit 2009 deri në tetor 2010.

“Djajtë e kuq” nuk pritet të kenë punë të lehtë ndaj një kundërshtari si Spurs, që i ka fituar dy nga tri takimet e fundit në “Teatrin e Ëndrrave”.

Te Unitedi shumë pritet nga portugezi Cristiano Ronaldo. Ronaldo është përfshirë në shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit në Premier League ndaj Spursit, duke shënuar katër herë e duke kontribuuar me tri asistime.

Edhe Unitedi i pandalshëm me Carrickun trajner Futboll 5 muaj më parë Unitedi i pandalshëm me Carrickun trajner

Manchester Unitedi pozicionohet në vendin e pestë me 47 pikë, dy më shumë se West Hami dhe Tottenhami, që mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë.

Lideri Manchester City e mbyll xhiron e 29-të në Premier League të dielën nga ora 21:00. Luan në udhëtim te Crystal Palace.

Ndjekësi i parë i Cityt, Liverpooli, të shtunën luan në udhëtim te Brightoni, nga ora 13:30.