Manchester Unitedi e ka fituar derbin e xhiros së 12-të të Premier Leagues kundër Tottenhamit me rezultatin 2:0.
Ndeshja u zhvillua në “Old Traford” të mërkurën në mbrëmje. Të dy golat Unitedi i shënoi në pjesën e dytë.
Braziliani Fred realizoi golin e parë në minutën e 47-të.
Ndërkaq golin e dytë, e që ishte i fundit e shënoi Bruno Fernandesi në minutën e 69-të.
Tek Unitedi në bankën e rezervistëve qëndroi Cristiano Ronaldo.
Ky ishte triumfi i gjashtë këtë sezon për Manchester Unitedin dhe me 19 pikë renditet i pesti.
Tottenhami pësoi humbjen e dytë këtë edicion.
Ka 23 pikë në vendin e tretë aq sa i ka edhe City që është i dyti, por Tottenhami ka zhvilluar 11 ndeshje, kurse City ka një ndeshje më pak të luajtur.