Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i Manchesterit dhe derbi i Londrës në fundjavë

Ky vikend i Premier Leagues së Anglisë do të jetë i zjarrtë.

Derbi të dy qyteteve do të luhen dhe do të kërkohen pikët e plota, për vazhdimësi të formës pozitive.

Kampioni në fuqi, Manchester City, do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit në ndeshjen e veçantë.

Në rast të fitores, City do të fitonte për herën e tretë rresht në ligë kundër Unitedit, dhe kjo do të ndodhte për herën e parë që prej periudhës prill 2013 - nëntor 2014.

Unitedi, që ka gjetur formën nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag, rrezikon ta pësojë disfatën e 18-të në Premier League nga City.

Edhe Unitedi e pret Cityn në “Old Trafford” Sport Unitedi e pret Cityn në “Old Trafford”

Të dyja skuadrat kanë fituar nga 21 herë kur kanë luajtur si mysafir. Asnjë përballje tjetër nuk ka dhuruar më shumë fitore për skuadrën mysafire.

Ndeshja ndërmjet Cityt e Unitedit i takon xhiros së nëntë të Premier Leagues dhe luhet nga ora 15:00 të dielën.

Për “djajtë e kuq”, futbollisti më i rrezikshëm mbetet Erling Haaland që ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshjet e para. Nga ana tjetër, Unitedi nuk di për humbje në katër ballafaqimet e fundit. Por, në ligë nuk ka luajtur qëkur mposhti Arsenalin më 4 shtator.

Nëse Arsenali arrin fitore do të mbetet në vendin e parë pas tetë ndeshjeve.

Arsenali të shtunën nga ora 13:30 do ta zhvillojë derbin londinez me Tottenhamin e Antonio Contes.

Të dyja skuadrat kanë formë të mirë në fillim të këtij sezoni.

Mikel Arteta me Arsenalin ka gjashtë fitore nga shtatë ndeshje dhe e ka mundësuar nisjen më të mirë të skuadrës që prej sezonit 2007/08.

Edhe Derbi i Manchesterit dhe ai i Londrës veriore e bëjnë më interesante garën për titull Sport Derbi i Manchesterit dhe ai i Londrës veriore e bëjnë më interesante garën për titull

Nga ana tjetër, i pamposhtur mbetet ekipi i Antonio Contes, Tottenhami, që ka pesë fitore dhe dy barazime.

Tottenhami nën drejtimin e italianit nuk di për humbje në ligë në 13 ndeshje rresht.