Trajneri i Romës, Jose Mourinho dëshiron një ribashkim me Cristiano Ronaldon, pas punës së bërë bashkë te Real Madridi, raporton “The Sun”.
Ronaldo thuhet se është i sheqetësuar për bormën e Manchester United dhe është i gatshëm ta përfundoj karrierën në ndonjë klub tjetër.
Për yllin portugez janë të interesuara edhe Paris Saint-Germaini dhe Bayern Muencheni.
Ronaldo te Unitedi u transferua në gusht të vitit të kaluar nga Juventusi dhe ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm