Jose Mourinho ka pranuar se nuk do të pengojë Tammy Abrahamin nëse ai vendos të rikthehet në Premier League, mes thashethemeve që e lidhin atë me një lëvizje në Arsenal.
24-vjeçari ka qenë në formë të mirë këtë sezon duke shënuar 25 gola në 50 ndeshje, duke u bërë lojtari i parë i Romës që arrin këtë total në sezonin e tij debutues.
“Unë nuk mendoj se është një vendim i lehtë për një lojtar të ri vendas të largohet nga klubi i tij, të largohet nga shtëpia, qyteti, vendi i tij, të largohet nga Premier League. Sigurisht është një kompeticion që kur një lojtar është në të, është e vështirë të largohet. Ai e bëri atë lëvizje dhe unë mendoj se e bëri duke besuar tek unë. Dhe unë mendoj se nëse dëshiron të kthehet në Angli askush nuk do ta pengoj”, deklaroi Mourinho.
Abraham ka kontratë me Romën deri në vitin 2026.