Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho mund të largohet nga Roma

Skuadra e Romës mund të mbetet pa trajnerin Jose Mourinho.

E përditshmja “La Repubblica” ka shkruar të premten se Mourinho ka gjasa të largohet nga ekipi italian në fund të sezonit.

Te Roma nuk janë të kënaqur me kërkesat e Mourinhos për transferimin e lojtarëve dhe kjo aspak nuk i ka pëlqyer portugezit që po synon të ketë sukses me skuadrën.

Po ashtu, drejtuesit e Romës nuk kanë shprehur interesim t’ia ofrojnë Mourinhos rinovimin e kontratës siç i kishin premtuar para fillimit të këtij sezoni.

Kjo ka bërë që marrëdhënia të kriset mes palëve dhe Mourinho ka njoftuar klubin se është i gatshëm të largohet vitin tjetër, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai erdhi në krye të Romës vitin e shkuar dhe në sezonin e tij të parë, triumfoi në Ligën e Konferencës.

Artikuj të ngjashëm