Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho konfirmon qëndrimin te Roma

Në një intervistë ekskluzive për “Sky Sports”, Jose Mourinho ka konfirmuar përkushtimin e tij në projektin e Romës për sezonin tjetër, pavarësisht spekulimeve se ai mund t’i bashkohet Newcastlet.

“Në këtë moment, gjithçka është shumë e qetë sepse i kam edhe dy vjet në kontratë. Klubi nuk më është afruar e të provoj ta vazhdoj atë dhe nuk më kanë shtyrë në situatën që ta pranoj apo ta refuzoj. Duhet ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë dhe nuk po shikoj për ndryshim. Nuk mund ta lë skuadrën në sezonin e dytë, kështu që do të jem këtu”, ka theksuar Mourinho.

Mourinho me Romën do të luajë në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit më 25 maj.

Kjo finale zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm