Jose Mourinho ka arritur të premten në kryeqytetin italian, ku është pritur nga një numër i madh i tifozëve të skuadrës së Romës.
Trajneri portugez do të nisë punën si trajner i Romës prej fillimit të javës së ardhshme, kur edhe do t’i nisë përgatitjet për sezonin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho i ka përshëndetur tifozët e Romës, duke i falënderuar për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë.
“Faleminderit për këtë pritje! Shihemi së shpejti!”, ishin fjalët e trajnerit portugez.
58-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me ekipin italian.
Gjatë karrierës së tij Mourinho ka udhëhequr skuadrat si: Porto, Chelsea, Manchester Unitedi, Real Madridi, Interi dhe Tottenhami.