Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mosesit i ndalohet transferimi në Premier League

Skuadra e Burnleyt ka tentuar transferimin e Victor Moses nga Spartak Moska pas situatës së krijuar në kampionatin e futbollit të Rusisë.

Sipas “Sportsmail”, ekipi anglez është përpjekur të arrijë një marrëveshje për të rikthyer në Angli nga Rusia, lojtarin pas konfliktit në Ukrainë.

Moses, Burnley dhe Spartak Moska ishin të hapur që fituesi i Premierligës të kthehej për të luajtur në Angli deri në fund të sezonit, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të 31-vjeçarit në klubin rus. Por klubi i Premier League është informuar se ata nuk mund të nënshkruajnë me Moses për një marrëveshje afatshkurtër.

Pushtimi rus në Ukrainë muajin e kaluar rezultoi në pezullimin e të dy ligave vendase. Si rezultat, FIFA dhe UEFA morën vendimin e përbashkët për të lejuar lojtarët nga ekipet në Ukrainë dhe Rusi të bashkohen me ekipet e tjera evropiane në marrëveshje afatshkurtra deri në fund të sezonit edhe pse afati kalimtar i transferimeve është i mbyllur.

Megjithatë, Premier League ka vendosur se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për transferime të reja për shkak të shqetësimeve mbi integritetin sportiv të garës.

Artikuj të ngjashëm