Pasi Ballkani fitoi titullin e kampionit të Kosovës në futboll, Golden Eagle Ylli iu gëzua titullit të kampionit në basketboll. Dhe kjo e bën 2022-tën të veçantë. Kështu thotë edhe kapiteni i Yllit, Gëzim Morina.
Ai të enjten mbrëma në Mitrovicë ngriti lartë kupën e kampionit. Ylli ka mbrojtur titullin e kampionit.
“Ndjenjë mjaft e mirë për ne si lojtarë, për ekipin, klubin, për punën që e kemi bërë. Vit i paharruar për Suharekën pasi Ballkani u bë kampion po ashtu. Ka qenë presioni më i madh. E falënderojmë Trepçën për mikpritjen në këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur për sezonin që e kemi zhvilluar dhe jam krenar për suksesin”, ka thënë Gëzim Morina.