Altin Morina ishte lojtari i vetëm vendor në mesin e katër të huajve që skuadra e Bashkimit i paraqiti për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), gjatë afatit kalimtar dimëror që përfundoi më 12 janar.
Megjithatë, Morina po del njëri prej përforcimeve më të qëlluara të ekipit prizrenas. 24-vjeçari, që luan në rolin e plejmejkerit është i padiskutueshëm në pesëshen e parë të Bashkimit siç ishte edhe te skuadra e Yllit në fillim të këtij edicioni, shkruan Koha Ditore.
Aktualisht Morina këtë edicion po luan me një mesatare prej 18 pikëve, shtatë kërcimeve dhe tri asistimeve për ndeshje.
"Jam i kënaqur, por gjithmonë kërkoj më shumë nga vetja dhe mundohem ta ngrit formën ndeshje pas ndeshje. Po punoj me përkushtim, jam në një formë të mirë tashmë një kohë dhe po mundohem me mundësitë e mia ta shtyj klubin përpara", thotë Morina që insiston se nuk është lojtar që ndjek rekordet apo statistikat, por që angazhohet për klubin. "Ndonjë rekord personal nuk kam dhe ndoshta për faktin se nuk jam lojtar i tillë që luaj për rekorde, ndonëse për dy vjet rresht në Superligën e Kosovës kam qenë asistuesi dhe mbrojtësi më i mirë"....(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).