Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morina ftohet nga Kombëtarja e Kosovës

Basketbollisti prizrenas, Altin Morina, ishte një ndër lojtarët kryesorë këtë edicion te Bashkimi.

Paraqitjet e mira me fanellën e prizrenasve, ka bërë që përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Bred Greenberg, ta ftojë prizrenasin për dy ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Burimet e Sportit në KTV, pranë lojtarit bëjnë të ditur se 25-vjeçari ka marrë ftesë zyrtare nga trajneri amerikan dhe pritet të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Morina këtë edicion ndihmoi Bashkimin të fitojë për herë të parë në histori të klubit titullin e kampionit.

25-vjeçari këtë edicion ka luajtur me mesatar prej 12.2 pikëve për ndeshje 5.5 asistimeve dhe 5.3 kërcimeve për ndeshje.

Kosova pritet të grumbullohet gjatë muajit qershor për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eliminatore.