Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morina largohet nga Gjilani

Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga klubi i Gjilanit me arsyetimin se dëshiron të ruajë stabilitetin e ekipit.

Pas largimit përmes një postimi në Facebook ai ka falënderuar klubin për përkrahjen gjatë punës te Gjilani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi për dorëheqjen:

“Për shkak të situatës të fundit të krijuar në klubin SC. “Gjilani”, duke dashur që skuadrës t’i ruaj stabilitetin dhe harmoninë, te cilën e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i kryetrajnerit

Një falenderim i veçante shkon për të gjitha familjet Gjilanase që edhe në këtë situate, më kanë kontaktuar, e motivuar për punë.

Përherë mirënjohës e falenderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, të cilët gjithmonë më qëndruan krah e edhe sot shprehën përkrahjen dhe vlersuan lartë punën time.

Faleminderit shtabit teknik Albanit e Afrimit, ekonomit dhe terapeutëve të klubit që ishin gjithmonë të gatshëm që me përpikmëri të kryenin detyrat e qe ishin krahu im i djathtë për dy vite pune.

Faleminderit djelmoshave futbollistë që nuk e kursyen asnjëherë as atomin e fundit në lojë.

Nga Gjilani, po kthehem me një bagazh miqesh të rinjë, familjen Zuka dhe te tjeret, kështu duke e cilesuar veten serish si një ndër njerëzit më të pasur falë miqëve.

Me bindje të thellë them se SC.Gjilani është në rrugën e duhur për t’u bërë klub i madh, ndonëse kjo shumë kujt po i pengon.