Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, raportohet se ka arritur marrëveshje për rikthim te Juventusi.
Sipas “RaiSport”, marrëveshja është shumë afër zyrtarizimit.
Në raportim theksohet se spanjolli ka pranuar pagë më të ulët vetëm që të largohet nga Chelsea në drejtim të “Zonjës së Vjetër”.
Chelsea po kërkon 66 milionë euro për transferimin e Moratas, ndërsa mund të arrihet edhe marrëveshje për huazim me opsion blerjeje pas dy vjetësh, njësoj si me Juan Cuadradon.
Morata ishte te Juve në periudhën 2014-16.