Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi do ta mbajë Moratan

Juventusi dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin Alvaro Morata. Drejtuesit e klubit italian do të paguajnë rreth 35 milionë euro për të kompletuar transferimin e sulmuesit.

Morata është i huazuar te skuadra e Juventusit nga Atletico Madridi, me të drejtë blerjeje. Sulmuesi spanjoll këtë sezon me “Zonjën e Vjetër” ka luajtur 14 ndeshje duke shënuar katër gola.

Morata gjatë karrierës ka luajtur edhe te Chelsea dhe Real Madridi.