Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Moratas mund të jetë Arsenali

Alvaro Morata dëshiron të qëndrojë te Juventusi, por Arsenali është gati t’i shpenzojë 30 milionë euro për transferimin e spanjollit.

Kontrata dyvjeçare e huazimit të Moratas në Torino skadon në verë dhe Juventusi nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes përfundimtare për 35 milionë euro nga Atletico.

“Zonja e vjetër” investoi 20 milionë euro për transferimin e përkohshëm të tij në vitin 2020 dhe nuk është e gatshme të japë më shumë se 15 milionë euro të tjera.

Spanjolli pritet të kthehet në Premier League, kampionat të cilin e njeh, pasi më parë ishte pjesë e Chelseat. Ai kishte shënuar 24 gola në 72 paraqitje ndërmjet viteve 2017-2019.

Artikuj të ngjashëm