Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata flet për situatën e tij te Juventusi

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka folur për të ardhmen e tij te skuadra e Juventusit pas përfundimit të periudhës dyvjeçare të huazimit te klubi italian.

Ish-lojtari i Chelseat dhe Real Madridit i kishte kaluar dy vjetët e fundit si huazim në Itali nga Atletico Madridi, por duket se do të detyrohet të kthehet në kryeqytetin spanjoll këtë verë. Tek Atletico po kërkojnë 35 milionë euro, shumë kjo që Juventusi nuk është i gatshëm ta paguajë për ta transferuar Moratan.

“Nuk varet nga unë, nuk mund të bëj asgjë për këtë. Por unë dua të shkoj aty ku një klub është i interesuar për mua dhe ku do të luaj vazhdimisht”, deklaroi Morata.

Atletico Madridi e ka nxjerrë në shitje spanjollin dhe është në pritje të ofertave.