Alvaro Morata nuk e ka të sigurt të ardhmen tek Atletico Madridi. Gjasat që Morata të mbetet pjesë e klubit spanjoll janë të vogla. Atletico është duke shqyrtuar ofertat për sulmuesin spanjoll, raporton të enjten “Goal”.
Juventusi nuk ka fonde për ta blerë sulmuesin. Është duke u parë edhe mundësia që Morata ta vazhdojë bashkëpunimin edhe për një vit me klubin spanjoll për të bërë një tjetër marrëveshje huazimi te klubi i Serie A.
29-vjeçari me fanellën e Juventusit sezonin e fundit shënoi 19 gola dhe asistoi nëntë herë në 48 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm