Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata refuzon Arsenalin

Alvaro Morata ka refuzuar t’i bashkohet Arsenalit, raporton “Gazzetta dello Sport” të enjten. Ish-sulmuesi i Chelseat ka refuzuar po ashtu ofertën e Newcastlet, pasi kërkon të mbetet pjesë e Juventusit.

Sulmuesi spanjoll është pjesë e Atletico Madridit, klub me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Morata së fundi ishte i huazuar nga klubi spanjoll te Juventusi.

Ai shënoi 12 gola dhe asistoi nëntë herë në 48 ndeshje në të gjitha garat.