Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është gjithnjë e më afër një rikthimi te ish-skuadra e tij Juventus në kampionatin italian.
Sipas “Rai Sport”, Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për merkaton e verës dhe nuk përjashtohet mundësia për të rikthyer në Torino Moratan, transmeton KP.
Spanjolli nuk është duke kaluar në një formë të mirë me skuadrën e Antonio Contes në kampionatin anglez, pas transferimit për 80 milionë euro nga klubi mbretëror i Real Madridit.
Në rast largimit të Mario Manxhukiqit nga Torino, hapësirat për Moratan do të ishin më të mëdha, dhe ai nuk do të refuzonte t’i bashkohej kampionit italian me tifozët të cilët e adhurojnë sulmuesin spanjoll.