Alvaro Morata do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi spanjoll do të rikthehet te Atletico Madridi.
Morata është i huazuar te Juventusi nga skuadra spanjolle me të drejt blerjeje në fund të edicionit. Atletico Madridi për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 40 milionë euro Morata këtë sezon me “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 12 asistime.
Artikuj të ngjashëm