Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monza befason Interin në shtëpi

Interi ka pësuar humbje në shtëpi të shtunën mbrëma. Skuadra nga Milano u mposht 1:0 nga Monza në xhiron e 30-të në Serie A.

Të vetmin gol për mysafirët e realizoi Luca Caldirola në minutën e 78-të.

Humbja i prish punë Interit në garën për kualifikim në Champions. Aktualisht Interi ka 51 pikë dhe zë pozitën e pestë në tabelë. Katër të parat çojnë në Ligën e Kampionëve. Para Interit janë Roma e Milani me nga 53 pikë në pozitat tre dhe katër.

Monza ka 38 pikë në pozitën e 12-të.