Italiani Vincenzo Montella po shihet favorit kryesor për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Turqisë.
Mediumet turke kanë raportuar të hënën se Montella po e shqyrton ofertën e Federatës së Futbollit të Turqisë dhe ka kohë deri në fund të javës për një përgjigje definitive.
Ai po shihet si zgjidhja e duhur për ta pasur gjermanin Stefan Kuntz, i cili u shkarkua nga detyra e selektorit javën e shkuar.
Montella prej vitit 2021 punon në Turqi, ku është trajner i Adana Demirsporit, ndërsa ka drejtuar edhe skuadrat si Fiorentina, Sevilla, Milan, Sampdoria e Roma. Në rast se 49-vjeçari pranon ofertën e federatës turke, atëherë do të debutojë në krye të Turqisë muajin tjetër në kuadër të ndeshjeve eliminatore për “Euro 2024”.
Aktualisht, Turqia është e dyta në Grupin D me dhjetë pikë, sa i ka edhe Kroacia që është lidere, por ka një ndeshje më shumë të luajtur.