Monaco është shumë afër transferimit të qendërmbrojtësit të Beshiktashit, Domagoj Vida.
Sipas “France Football”, drejtuesit e skuadrës nga Principata, kanë filluar kontaktet me skuadrën turke për ta sjellë në kampionatin francez, mbrojtësin e kombëtares kroate, transmeton KTV.
Drejtuesit e skuadrës turke për ta lënë të lirë mbrojtësin e tyre kërkojnë rreth 17 milionë euro, shumë e cila nuk është e paarritshme për skuadrën që garon në kampionatin francez.
Qendërmbrojtësi kroat ishte një nga lojtarët më të dalluar të kroatëve në botëror, ku kombëtarja e tij, e zuri vendin e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
18 gusht 2018 22:13
-
Shpërndaje në: