Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vojvoda nuk është prioritet për Fenerbahçen

E ardhmja e Mërgim Vojvodës mund të mos jetë në Turqi.

Mbrojtësi i Torinos, që në edicionin e kaluar luajti në të dyja krahët e mbrojtjes, ka kontratë me torinezët deri në verën e vitit 2024.

Ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe pritet të largohet nga skuadra e elitës së futbollit italian në këtë verë.

Pati raportime se Fenerbahçe do t’i sigurojë shërbimet e futbollistit që përfaqëson Kosovën, por skuadra e madhe turke është tërhequr.

Kështu kanë shkruar mediat italiane të shtunën.

Edhe Fenerbahçe kërkon Vojvodën Sport Fenerbahçe kërkon Vojvodën

Drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati, dëshiron që nga Vojvoda dhe nga Ëilfried Singo, të përfitojë 15 milionë euro në këtë afat kalimtar.

28-vjeçari Vojvoda në edicionin e kaluar zhvilloi 32 paraqitje, ndërsa pati gjashtë asistime.