Klubi italian, Udinese, i ka bërë ofertë zyrtare Comos për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën.
Udinese ka ofruar 1 milion euro për kartonin e mbrojtësit të krahut, shkruan të shtunën “Sky Sport”.
Mësohet se oferta e bërë nga Udinese është refuzuar nga Como.
Udinese i ofroi Vojvodës një kontratë trevjeçare, nga e cila do të përfitonte 1.1 milionë euro në sezon.
Për 31-vjeçarin ka shprehur interesim edhe skuadra e Cagliarit.
Edhe
Vojvoda transferohet tek Udinese
31-vjeçari është pjesë e Comos nga viti i kaluar kur u transferua nga Torino për 2 milionë euro. Me Comon ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Mbrojtësi i krahut të djathtë në edicionin 2025/26 shënoi dy gola dhe bëri tri asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.