Skuadra nga Turqia, Fenerbahçe ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, Mërgim Vojvoda. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga “Football-Italia”.
Fenerbahçe tashmë ka nisur kontaktet me Torinon, ekip që ka shprehur gatishmërinë për ta shitur Vojvodën gjatë kësaj vere.
Mbrojtësi i krahut po vlerësohet lart nga skuadra turke që po e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.
28-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.
Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2020, ndërsa në Serie A ka në total 82 paraqitje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 10 asistime.
Artikuj të ngjashëm