Manchester City ka bërë ofertë zyrtare Monacos për mbrojtësin Axel Disasi, ka raportuar “Le Parisien” të premten. Bëhet e ditur se City tashmë ka parakaluar Manchester Unitedin e Bayern Munichun, ekipe që po ashtu janë në garë për shërbimet e 25-vjeçarit.
City ka ofruar 50 milionë euro për Disasin, i cili po vlerësohet ndër mbrojtësit më të dalluar në kampionatin francez. Disasi është pjesë e Monacos prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Reimsi dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Këtë sezon, Disasi në 41 paraqitje në të gjitha garat për Monacon, ka kontribuar edhe me 6 gola e 4 asistime. Ai gjithashtu ka edhe tri ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Francës.
Artikuj të ngjashëm