Skuadra e Chelseat ka kompletuar transferimin e mbrojtësit francez, Axel Disasi.
Skuadra londineze ka prezantuar të premten Disasin, i cili me Chelsean ka firmosur kontratë gjashtëvjeçare.
Ai tek Chelsea është transferuar nga skuadra e Monacos, që ka përfituar 45 milionë euro nga shitja e tij. Disasi ka thënë se ndihet shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdoj te Chelsea, ekip që ka emër në futbollin evropian.
Në anën tjetër, 25-vjeçari vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen nga drejtuesit e Chelseat dhe presin të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në edicionin e ri.
Disasi edicionin e shkuar ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin e Francës, ndërsa me fanellën e Monacos pati 49 paraqitje në të gjitha garat, ku kontribuoi me6 gola e 4 asistime.