Manchester City po përgatit një ofertë për Joshko Gvardiolin. Mbrojtësi i Leipzigut ka shkëlqyer në Kupën e Botës në Katar me fanellën e Kroacisë.
City është gati t’i ofrojë klubit gjerman 130 milionë euro me bonuse dhe një pagë 12 milionë euro në vit.
Mediumet angleze raportojnë të enjten se kjo është mënyra e vetme për ta fituar garën me Real Madridin që po ashtu ka shprehur interesim për mbrojtësin kroat.