Futboll

Gvardioli, gati sa nuk e la futbollin për basketboll

Gvardiol

Kalimi i Joshko Gvardiolit për 77 milionë funte nga Leipzigu te Manchester City në gusht të vitit 2023, e bëri atë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtin në histori të futbollit. 

Por, 23-vjeçari kroat ka bërë të ditur se për pak sa e ndali ëndrrën e futbollit në gjysmë, sa ishte pjesë e Dinamos së Zagrebit. Dhe kjo për arsye të pazakontë. 

“E mendoja ta lija futbollin sepse më pëlqente basketbolli”, ka thënë qendërmbrojtësi kroat, shkruan BBC të enjten. 

Si 16-vjeçar dhe me pak kohë të kaluar në fushë për të rinjtë e Dinamos së Zagrebit, Gvardioli e kishte menduar largimin nga futbolli. Por ai nuk u dorëzua. Pas shumë trofeve të fituar me Dinamon e Zagrebit, u transferua në Bundesligë për 16 milionë funte, që është rekord për tinejxherët kroatë. 

Në Gjermani në dy edicione, i luajti 87 ndeshje për Leipzigun. Më pas nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn.