Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monaco shkarkon trajnerin Niko Kovaç

Skuadra e madhe e Ligue 1, Monaco, ka shkarkuar trajnerin Niko Kovaç, ka bërë të ditur për AFP-në një burim i afërt me klubin.

Ish-trajneri i Bayernit mori drejtimin e skuadrës franceze në qershor të vitit 2020. Nënshkroi për tri vjet me skuadrën që atë kohë po kalonte formë të zbehtë. Madje kishte opsion për vazhdim të kontratës edhe për një vit.

Skuadra e Monacos përfundoi e treta edicionin e kaluar, por u eliminua herët në Ligën e Kampionëve. Aktualisht është në vend të gjashtë në Kampionatin francez, me 17 më pak se lideri, PSG-ja.

Janë raportuar tensione mes ish-reprezentuesit kroat dhe anëtarëve të skuadrës, përfshirë kapitenin Wissam Ben Yedder.

Kovaç kishte udhëhequr Bayernin drejt titullit dhe Kupës së Gjermanisë në vitin 2019. Ai ka drejtuar më herët Eintracht Frankfurtin dhe Përfaqësuesen e Kroacisë.