Skuadra e madhe gjermane, RB Leipzig ka angazhuar qendrmbrojtës tjetër për edicionin e ardhshëm. Të hënën Leipzigu firmosi me 20-vjeçarin Mohamed Simakan. Simakan do të bashkohet me ekipin gjerman më 1 korrik, ndërsa transferohet nga skuadra franceze, RC Strasbourg.
Francezi firmosi për pesë vjet, ndërsa do të mbaj fanellën me numrin 2. Simakan është bashkuar me Akademinë e Strasbourgut në vitin 2018 dhe është zhvilluar te ekipet U19 e U23 të klubit francez. Me ekipin e parë ka luajtur 44 ndeshje deri më tani. Ai po ashtu i ka dy paraqitje me U20 të Francës. Mbrojtësi ka qenë jashtë fushës që nga janarit për shkak të një operimi, por kjo nuk ka penguar klubin gjerman që ta transferojë. Simakan shihet si zëvendësim i Dayot Upamecanos që do të kaloj te Bayerni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo