Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu favorit për Simakanin

Ekipi nga Bundesliga, Leipzigu është favorit për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit francez Mohamed Simakan. Madje, mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se Leipzigu pothuajse ka arritur marrëveshje me skuadrën e Strasbourgut për transferimin e Simakanit këtë verë.

Mësohet se skuadra gjermane është e gatshme të ofroj rreth 30 milionë euro për 20-vjeçarin që po kërkohet edhe nga një numër i madh i ekipeve tjera të Evropës. Te Leipzigu po e shohin Simakanin si zëvendësim të duhur për Dayot Upamecanon, i cili në fund të këtij sezoni do t’i bashkohet Bayern Munichut. Simakan këtë sezon ka 19 paraqitje në Ligue 1 dhe një gol të shënuar kurse me Strasbourgun ka kontratë deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm