RB Leipzigu ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Mohamed Simakan, i cili do t'i bashkohet ekipit nga Bundesliga në fund të këtij edicioni. Mediumet e huaja kanë raportuar të hënën se Leipzigu është pajtuar të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim për 20-vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë edicion në Ligue 1 me fanellën e Strasbourgut.
Simakan te Leipzigu do ta zëvendësojë francezin Dayot Upamecanon që do të largohet në verë dhe tashmë ka njoftuar klubin. Simakan me Leipzigun do të firmos kontratë pesëvjeçare kurse këtë edicion ka 19 ndeshje dhe një gol të shënuar për Strasbourgun në kampionatin e Francës.