Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchesteri vihet pas Upamecanos

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano, kanë raportuar të mërkurën mediumet angleze.

Upamecano pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole Gunnar Solskjaer që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes. Raportohet se skuadra angleze po përgatit një ofertë për transferimin e francezit gjatë miniafait kalimtar të janarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manchesteri është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 22-vjeçarit.

Upamecano ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2023, kurse këtë edicion ka regjistruar shtatë paraqitje dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat.

Te RB Leipzigu është transferuar nga Salzburgu në janar të vitit 2017. Ka edhe tri ndeshje me Francën.