Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë klube në garë për Simakan

Milani, Tottenhami, RB Leipzigu, Eintracht Frankfurti, Borussia Dortmundi, Evertoni dhe Southamptoni po interesohen për transferimin e mbrojtësit të Strasbourgut, Mohamed Simakan, shkruan “RMC Sport”.

Simakan 19-vjeçar së fundi ka vazhduar kontratën me Strasbourgun deri në verën e vitit 2023. Por, ai po pritet të largohet në afatin kalimtar të verës.

Milani është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për futbollistin. Por, do të ketë garë të fortë për transferimin e tij.

Simakan ka luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor. Vëzhguesit e shumë klubeve e kanë përcjellë atë gjatë ndeshjeve.