Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqit do t’i ofrohet kontrata e re

juventus, sport, real madrid, luka modriq, kroacia

Real Madridi do t’i ofrojë Luka Modriqit kontratën e re së shpejti.

Kështu ka shkruar të shtunën eksperti i transferimeve të futbollistëve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.

Romano ka thënë se kontrata e re do të nënshkruhet deri në qershor të vitit 2023 dhe kjo nuk është vënë asnjëherë në dyshim.

Ai ka shtuar se është vetëm çështje kohësh finalizimi i takimeve dhe detajeve në kontratë.

Kontrata aktuale e Modriqit skadon pas dy muajsh. Madrilenët me shumë gjasë do t’ia vazhdojnë kontratën edhe Vinicius Juniorit.

Modriq në këtë sezon ka luajtur në 38 ndeshje. Ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në të gjitha garat.