Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq dhe Vinicius do të vazhdojnë kontratat me Real Madridin

Luka Modriq dhe Vinicius Junior janë gati të vazhdojnë kontratat me Real Madridin, sipas “Todofichajes”.

Forma e mirë që po kalon mesfushori Modriq ka bërë që krerët e klubit t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare.

Kontrata aktuale Modriqit i skadon në qershor të këtij viti, derisa me madrilenët pritet të vazhdojë deri në vitin 2024.

Krerët e klubit spanjoll do të nisin bisedimet edhe me talentin brazilian Vinicus.

Spanjollët i kanë ofruar kontratë dyvjeçare, që do ta mbante atë në Madrid deri në vitin 2026.