Real Madridi dhe Luka Modriq nuk i kanë ndryshuar planet e tyre. Si klubi ashtu edhe futbollisti janë pajtuar për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon, ka raportuar të mërkurën gazetari italian, Fabrizio Romano.
Kontrata aktual e Modriqit me Realin skadon pas dy muajsh. Por Reali është i vendosur ta mbajë edhe më gjatë mesfushorin kroat.
Po ashtu Reali po punon t’ia vazhdojë kontratën në muajin maj edhe Vinicius Juniorit.