Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi pa vendim për të ardhmen

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq

Ylli i Real Madridit, Luka Modriq, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Ai ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Real Madridi, raporton të dielën “AS”.

Kontrata aktuale e Modriqit me Realin skadon në fund të edicionit. 37-vjeçari dhe klubin madrilen në parim janë pajtuar që të vazhdohet edhe për një vit kontrata, ashtu siç bëri në vitin 2022. Megjithatë, ende nuk është firmosur asgjë. Kroati Modriq pjesë e Realit është që prej vitit 2012.