Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi do të njoftojë gjatë javës për marrëveshjen me Modriqin

juventus, sport, real madrid, luka modriq, kroacia

Luka Modriq është pajtuar ta vazhdojë kontratën me Real Madridin.

“Marca” ka bërë të ditur se mesfushori dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje për rinovimin njëvjeçar të kontratës aktuale, që i skadon në fund të muajit.

36-vjeçari është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga klubi spanjoll.

Reali gjatë kësaj jave do ta bëjë zyrtare bashkëpunimin me mesfushorin kroat.