Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet qëndrimi i Modriqit te Reali

Luka Modriq

Luka Modriq

Kroati Luka Modriq nuk do të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi ka rinovuar kontratën me ekipin spanjoll.

Të hënën, Reali ka bërë të ditur se Modriq e ka rinovuar për një vit kontratën që i skadonte në fund të këtij muaji. Me rinovimin e kontratës, mesfushori do të jetë pjesë e Real Madridit të paktën deri në fund të edicionit të ardhshëm. Ai ka refuzuar ofertat joshëse nga Arabia Saudite për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”.

37-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2012, ndërsa përgjatë kësaj periudhe, ai ka regjistruar 488 ndeshje në të gjitha garat dhe ka fituar hiq më pak se 23 trofe. Po ashtu, si futbollist i klubit spanjoll, Modriq e ka fituar edhe “Topin e Artë” dhe është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2018 nga FIFA. Edicionin e fundit, Modriq pati 6 gola e po aq asistime në 52 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Realin.

Artikuj të ngjashëm