Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rinovimi i Modriqit pritet të zyrtarizohet të hënën

Real Madridi është gati që të njoftojë për rinovimin e kontratës së Luka Modriqit.

37-vjeçari vazhdon të jetë prej më të mirëve në mesfushën e Real Madridit, pavarësisht moshës.

Ai pati oferta të mëdha nga skuadrat e Arabisë Saudite, por Modriq ka vendosur të qëndrojë te klubi madrilen.

Zyrtarizimi i Modriqit për vazhdimin e kontratës pritet të bëhet të hënën, më 26 qershor, një ditë para se t’i skadojë kontrata aktuale.

Modriq në nivel klubesh ka zhvilluar 52 ndeshje me Real Madridin në edicionin e fundit.

Kontribuoi me gjashtë gola të shënuar e gjashtë asistime.