Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi do ta vazhdojë kontratën me Realin

Luka Modriq

Luka Modriq

Luka Modriq do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin. “Fabrizo Romano” ka bërë të ditur se bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit spanjoll kanë nisur dhe janë afër marrëveshjes.

Mesfushorit kontrata aktuale i skadon në vitin 2022 dhe me kontratën e re do të mbetet deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Kroati është një ndër lojtarët kryesorë te madrilenët këtë edicion.

36-vjeçari në 42 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë 13 asistime.